Trump, Rusisë: Bëhu gati, raketat do të vijnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”.

Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

Russia vows to shoot down any and all missiles fired at Syria. Get ready Russia, because they will be coming, nice and new and “smart!” You shouldn’t be partners with a Gas Killing Animal who kills his people and enjoys it!

“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tyre janë duke shqyrtuar nëse do të godasin Sirinë në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma.

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga sulmi i së shtunës, i cili dyshohet se është kryer nga forcat qeveritare siriane.

Në përgjigje të komenteve të Trumpit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se SHBA duhet të godasë “terroristët” në vend të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

“Raketat e mençura duhet të fluturojnë mbi terroristët dhe jo mbi qeverinë legjitime, e cila lufton terrorizmin ndërkombëtar në territorin e saj që disa vite”, tha Zakharova në një postim në Facebook.

Rusia vazhdimisht ka thënë se qëllim kryesor i SHBA-së në Siri është të përmbysë Assadin dhe jo të mposhtë grupin militant Shteti Islamik, por Uashingtoni e hedh poshtë këtë akuzë.

Agjencia siriane e lajmeve SANA, duke cituar burime të Ministrisë së Jashtme në Damask, tha se Qeveria e Assadit “nuk është e befasuar nga një përshkallëzim i tillë i pamatur i një regjimi si SHBA-ja, që ka nxitur dhe vazhdon të nxisë terrorizmin në Siri”.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se SHBA-ja dhe Rusia “janë duke luftuar si dema të rrugëve” dhe u bëri thirrje atyre që të përpiqen “të shërojnë plagët e rajonit”.

Në një tjetër postim në Twitter, Trump tha se marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë “janë më të këqija se kurrë” dhe se kjo përfshin “edhe kohën e Luftës së Ftohtë”.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe TASS kanë raportuar se Agjencia Evropiane e Trafikut Ajror ka paralajmëruar kompanitë ajrore që të ushtrojnë kujdes në Mesdheun lindor “për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajrore në Siri brenda 72 orëve të ardhshme”.

https://www.evropaelire.org/a/sulm-kimik-duma-siri/29152677.html

Trump është konsultuar me udhëheqësit e Francës dhe Britanisë për një përgjigje të mundshme ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump dhe kryeministrja britanike, Theresa May, në një bisedë telefonike, kanë rënë dakord që të mos lejojnë vazhdimin e përdorimit të armëve kimike në Siri.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se çdo sulm i fuqive perëndimore nuk do të shënjestronte aleatët e Qeverisë siriane, që përfshijnë Iranin dhe Rusinë, por objektet kimike të Sirisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues i luftës, tha se ushtria siriane i ka vënë të gjitha objektet e saj ushtarake, përfshirë aeroportet dhe bazat, në gatishmëri për tri ditët e ardhshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme