Trumpi me qasje të errët për islamin

Po mbahej një tubim i fushatës elektorale në gusht, kur presidenti i tanishëm amerikan, Donald Trump, bëri të ditur botërisht vizionin e tij të errët kundër rrethimit të Amerikës prej “islamit radikal”.

Dhe ky vizion tani po i përcakton në mënyrë radikale politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Koha Ditore.

I ngjitur në një skenë përplot flamuj amerikanë, në një tubim në Ohio, Trumpi, disa muaj para se të merrte vendimin për mbyllje “totale të kufijve” për imigrantët myslimanë, argumentonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballeshin me kërcënime të mëdha të sigurisë.

Ai foli për rrezikun që vinte prej djajve më të mëdhenj të shekullit njëzet.

“Shteti Islamik” gjatë verës po ushtronte terror nëpër shtete të Lindjes së Mesme dhe myslimanët po vrisnin njerëz ta pafajshëm nëpër klube, zyra dhe kisha perëndimore, theksonte ai. Dhe duhej të merreshin masa ekstreme.