Truproja i Elvana Gjatës që dyshohet të jetë autori i vrasjes në Tiranë, ishte ushtar

Merviol Bilo 41 vjeç, efektiv i Forcave Komando të Ushtrisë, specialist xhenio, i cili ka marrë pjesë 3 herë në misione ushtarake në Afganistan ishte u punësuar edhe si truprojë i këngëtares së njohur shqiptare Elvana Gjata. Ai është shpallur në kërkim, si një nga tre autorët e dyshuar për masakrën në Bllok me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Në konfliktin e armatosur janë përfshirë 6 persona, pjesëtarë të dy grupeve. Në njoftimin zyrtar thuhet se viktimë ka mbetur Fabjan Gaxha, ndërsa të plagosur të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të cilët kanë qenë bashkë të ulur në një tavolinë në momentin kur ndodhi ngjarja. Hato ka qenë i akuzuar për një vrasje në Shkodër në vitin 2014.

Në kërkim janë shpallur Ervin Mata 31 vjeç, i dashuri i Elvana Gjatës, Fabjol Alushi 42 vjeç dhe Merviol Bilo 41 vjeç, efektiv i Forcave Komando të Ushtrisë. Mesohet se Bilo është zyrtarisht i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata, fakt për të cilin ishte në dijeni edhe reparti komando ku ai bën pjesë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që konflikti mund të ketë si shkak pikërisht këngëtaren. Fillimisht palët janë konfliktuar verbalisht.
Më pas mes tyre ka shpërthyer një konflikt fizik që në pak sekonda ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Nuk është e qartë se kush nga të 6 personat e përfshirë në konflikt ka përdorur armët. Por grupi hetimor dyshon se ka qenë një nga tre personat e shpallur në kërkim ai që ka qëlluar mbi grupin rival.

Policia sekuestroi 11 gëzhoja në vendin e ngjarjes, një pistoletë tip Glok, 10 mijë Euro dhe 3 automjete. Pak orë pas krimit, forcat e rendit gjetën një motor të braktisur në zonën e Kopshtit Zopologjik, që dyshohet mund të jetë përdorur nga dy prej autorëve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ervis Martinaj mbahet në kujdesin e mjekëve në një spital privat dhe në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë. I plagosuri tjetër Eljon Hato po kurohet në Spitalin e Traumës në kryeqytet, po ashtu nën masa të shtuara të policisë. Policia ka sekuestruar pamje të shumta filmike të bizneseve pranë lokalit ku ndodhi ngjarja, shkruan tvklan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme