Turistja nga Çekia përjetoi tmerrin në Kosovë, u rrëmbye dhe u mbajt e mbyllur në Pejë

Në maj të vitit të kaluar, një shtetase çeke është kapur dhunshëm dhe është mbajtur e mbyllur në shtëpinë e një pejani. E kërcënuar me armë nga shtetasi i Kosovës, ka qëndruar disa ditë e mbyllur në fshatin Raushiq të Pejës. Për lirimin e saj ka ndërhyrë edhe INTERPOL’i, ndërsa ndaj pejanit Gjykata ka shpallë dënim deri në 3 vjet burg unik dhe 500 euro gjobë. Por, ky aktgjykim nuk po pranohet nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Nën kërcënim të armës, një shtetase e Çekisë, është mbajtur peng për disa ditë në shtëpinë e Q.B, në fshatin Raushiq të Pejës. Kjo ngjarje ka ndodhur në maj të vitit të kaluar.

E në Çeki, familjarët e saj veçse e kishin raportuar vajzën e tyre të zhdukur, e cila pas një kohe të shkurtër u gjet në këtë fshat të Pejës, e mbajtur e mbyllur nga Q.B.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Pejës, shtetasja e Çekisë, më datën 20 maj 2018, ishte duke hipur në automjetin e shokëve të saj për të marrë rrugë për në Republikën Çeke. Aty, kosovari Q.B, e kapë për flokë dhe duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e largon nga shokët e saj dhe e mbyllë në shtëpi, shkruan Gazeta Express.

Ajo, ka qenë e kërcënuar vazhdimisht nga kosovari që të mos kontaktojë me askënd, sepse në të kundërtën, ai do t’ia vrasë familjen dhe të dashurin që ajo e kishte në Çeki.

Tri ditë pas kësaj ngjarje, shtetasja çeke arrin të lajmëroj me telefon nga Kosova policinë e Çekisë.

Në këtë aktgjykim ku Q.B është shpallë fajtor për tri vepra penale lidhur me këtë rast, thuhet se Policia e Kosovës ishte njoftuar nga INTERPOL’i për këtë rast dhe ashtu kanë arritur ta identifikojnë vendndodhjen e saj.

Pas arrestimit, Q.B u dërgua në Stacionin Policor në Pejë, ku nuk hezitoi t’i kanosë seriozisht personat zyrtar duke iu thënë “në momentin e parë që do të dalë, krejt policët që më kanë arrestu do t’i vrasë”.

Gjykata Themelore e Pejës, Q.B’në e ka shpallë fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik me burg prej 3 vjetësh dhe me gjobë në shumën prej 500 eurove. Ky aktgjykim është shpallë më 3 dhjetor të 2018’s.

Gazeta Express merr vesh se me këtë vendim të Gjykatës së Pejës, nuk po pajtohen edhe Prokuroria e Pejës, të cilët tashmë e kanë deponuar ankesën në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Pejës, Q.B është dënuar për veprat penale “kufizim i kundërligjshëm i lirisë”, “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “kanosje”.

Pejanit, Q.B, gjithashtu iu është konfiskuar arma dhe është urdhëruar shkatërrimi i asaj arme të cilën e posedonte pa leje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme