Turistja rrëmbehet në mes të ditës në aeroport, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Ky është momenti tronditës kur një grua është rrëmbyer në aeroportin e Bangkok-it pa ndonjë udhëtar tjetër që vërejti se diçka nuk ishte në rregull.

Jincai Chen, 39 vjeçe, e cila mbërriti në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, Tajlandë, pas një fluturimi të shkurtër nga Hong Kongu më 6 maj dhe brenda disa momenteve ajo ishte duke u ndjekur nga katër burra dhe një grua.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë znj. Chen duke ecur dhe dy nga rrëmbyesit e mbajnë atë nga krahët ndërsa një tjetër me një këmishë të kuqe ecën disa hapa përpara gjatë rrëmbimit.

Grupi e sjell atë përmes kontrolleve të sigurisë para se dy burra të tjerë të veshur me të zeza të bashkohen me grupin në vendin e bagazheve.

Banda, e përbërë nga burra kinezë dhe një grua tajlandeze, më pas kontaktoi burrin e saj, duke kërkuar një shpërblim në vlerë prej rreth 300 mijë dollarë.

Megjithatë, pas dorëzimit të parave të gatshme, rrëmbyesit kërkuan edhe një tjetër shumë prej rreth 150 mijë dollarë, të cilën ai nuk pranoi të paguante dhe në vend të kësaj thirri policinë.

Znj. Chen u lirua më në fund nga banda, e hedhur në rrugë në rrethin Bang Na të Bangkok, më 19 maj, pas 13 ditësh në robëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme