Turqia dënon me burg të përjetshëm të akuzuarit për sulm terrorist në vitin 2016

Gjykata penale në Stamboll dënoi tre të akuzuarit lidhur me rastin e sulmit terrorist vetëvrasës në Sulltanahmet të Stambollit, në janar të vitit 2016, me dënime të përjetshme dhe me nga 329 vjet burg.

 Gjykata penale në Stamboll sot shqiptoi aktgjykimin në rastin e sulmit me bombë në Sulltanahmet të Stambollit, në të cilin u vranë të paktën 12 persona, kryesisht shtetas të Gjermanisë dhe u plagosën 16 të tjerë. Në procesin gjyqësor u përfshinë gjithsej 26 të pandehur, shtetas të Sirisë dhe Irakut.

 

Lini Një Koment