Turqia ftohet të investojë në Kosovë

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   10:31

Një delegacioni i Kosovës udhëhequr nga zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati dhe ai Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, në Bursa të Turqisë, u takuan me Oden e Tregtisë në Bursa, njofton kumtesa nga MTI< transmeton Koha.net.

Ata, me këtë rast realizuan biseda dhe prezantuan mundësitë e investimeve në Kosovë, lehtësirat të cilat i ofron vendi ynë për bizneset të cilat investojnë si dhe i njoftuan udhëheqësit e Odes për Aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Të dy zëvendësministrat dhe ekipi i tyre u takuan edhe me Shoqatën e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Bursës dhe Shoqatën e Biznesmenëve “RUMELISIAD”, ku biseduan me udhëheqësit e këtyre shoqatave për mundësitë e investimeve në vendin tonë, si dhe lehtësirat që u ofron Kosova për të bërë biznes.