Turqia: Rusët e dinin që gjenden ushtarët turq në ndërtesën që u bombardua

Ushtria turke, ka mohuar se u ka thënë gabimisht avionëve luftarake ruse që të bombardojnë një ndërtesë në Siri, meqë rast janë vrarë tre ushtarë turq.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve që pilotët ishin “udhëzuar” nga partnerët turq.

“Aty nuk duhet të kenë qëndruar ushtarët turq”, ka thënë Peskov.

Kurse ushtria turke ka insistuar që ushtarët kanë qenë aty tash e 10 ditë dhe për këtë gjë ishin të informuar rusët.