Turqia shkarkon 257 persona nga zyra e kryeministrit dhe 492 figura shtetërore religjioze

Turqia ka shkarkuar nga puna 257 persona në zyrën e kryeministrit si të dyshuar për përfshirje në tentim grusht-shtetin e 15 korrikut, ka bërë me dije burime nga ekipi i kryeministrisë turke për Reuters.

Aktualisht në zyrën e kryeministrisë turke punojnë 2,600 persona.

Veç këtyre shkarkimeve, Turqia ka larguar nga puna edhe 492 persona në autoritetin kryesor islamik si të dyshuar për përfshirje në tentim grusht-shtetin..

Qeveria turke ka akuzuar klerikun mysliman që gjendet në SHBA, Fethullah Gulen për organizim dhe planifikim të puçit ushtarak ku mbetën të vdekur mbi 200 persona.

Gulen, i cili ka shumë përkrahës në shërbimin civil në Turqi, në gjyqësi dhe në polici, ka mohuar fuqishëm akuzat.

Më shumë se 100,000 persona janë të punësuar në Drejtoratin për Çështje Religjioze, apo siç njihet, Diyanet.
Edhe kjo drejtori ka konfirmuar informacionet për fillimin e hetimeve ndaj punonjësve të saj/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme