Turqia ulë kërkesat për marrjen e nënshtetësisë

Turqia ka ulur ndjeshëm kërkesat e saj për investime kapitale dhe të pronës për marrjen e nënshtetësisë turke, në përpjekje për të nxitur hyrjen e parave mes një lire të dobët.


Një seri ndryshimesh të kritereve financiare për marrjen e shtetësisë turke u botuan sot në ”Gazetën zyrtare”.

Një i huaj që zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë 250 000 dollarë ose shumën ekuivalente në lira për tre vjet do të ketë të drejtën e nënshtetësisë turke.

Më parë kjo shumë ishte një milion dollarë.

Kufiri më i ulët i investimeve kapitale fikse për të fituar nënshtetësinë është reduktuar në 500 000 dollarë nga dy milionë.

Një i huaj që zotëron një minimum prej 500 000 dollarësh në bankat turke për tre vjet do të jetë në gjendje të marrë nënshtetësinë turke, ndërkohë që shuma e mëparshme ishte tre milionë dollarë.

Sipërmarrësit e huaj që krijojnë vende pune për të paktën 50 njerëz, në vend të 100 më herët të përcaktuar, do të bëhen qytetarë turq.

Lini Një Koment