Turqi/Shpërthim në Cize, vriten 8 oficerë policie, plagosen 45

Një sulm me bombë në një stacion policie në qytetin Cizre të Turqisë, raportohet se ka shkaktuar vdekjen e 8 policëve dhe plagosjen e 45 të tjerëve. Një makinë e madhe-bombë ka shpërthyer jashtë godinës së Policisë në qytetin Cizre, në juglindje të Turqisë, shkruan BBC.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 07:00 të ditës së sotme. Nuk dihet ende se kush e ka kryer këtë sulm, por mediat turke fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Cizreja ka qenë subjekt përplasjesh muajt e fundit mes autoriteteve turke dhe PKK-së.

Një seri sulmesh kanë pasur në shënjestër policinë turke që kur armëpushimi 2-vjeçar u prish në korrik të vitit 2015

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme