Turqit në Kërçovë në mbështetje të popullit turk

Në organizim të Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATÜSITEB) një numër i madh i qytetarëve u tubuan në qendrën e qytetit të Kërçovës në mbështetje të popullit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili u ballafaqua me tentativën e grusht shtetit të Organizatës Terroriste Fetullahçı (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës turke në Shkup, përfaqësues të Institutit Yunus Emre Shkup, organizateve dhe institucioneve turke në vend, qytetarët të cilët mbanin flamujt e Turqisë dhe fotografitë e presidentit turk Erdoğan, kaluan momente të paharruara.

Kryetar i shoqatës MATÜSITEB, Tahsin Ibrahim, tha se populli turk i dha përgjigjen e duhur kësaj tentative për grusht shteti, e cila kishte për qëllim të dëmtojë stabilitetin e vendit.

“Me luftën për mbrojtje të demokracisë dhe shtetit, populli turk shkroi një histori të re ndërsa ata që e tradhtuan vullnetin e popullit dhe vendin e tyre, në kohën sa më të shkurtër që të jetë e mundur duhet të japin llogari para ligjit”, u shpreh ai.

Ai theksoi se anëtarët e FETÖ-s të cilët gjenden në shumë vende të botës gjithashtu janë të pranishëm edhe në Maqedoni. “Është haram për ne si Evlad-i Fatihan ti akomodojmë këta tradhtarë këtu. Është borxhi ynë që ti dëbojmë këto nga ky vend”, tha Ibrahim.

Në fund të tubimit të organizuar një imam nga Kërçova bëri dua për Turqinë, popullin turk, dëshmorët dhe të plagosurit gjatë tentativës së grusht shtetit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë