Twitter, 1 milion dollar në ndihmë të emigrantëve të prekur nga urdhri i Trump

Stafi i rrjetit social Twitter ka dhuruar mese 1 milion dollar për Unionin e Lirive Civile Amerikane(ACLU).

Ky union vjen me premtimin se do të luftojë urdhrin ekzekutiv të Trump i cili ndalon hyrjen e refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Grupi i të drejtave civile ka grumbulluar 24 milion donacione online që kur Trump firmosi urdhrin. Kompania e taksive gjithashtu ka dhënë 1 milion dollar për ACLU.

1,000 punononjës kanë dhuruar 500,000 dollar, e njëjta shifër e dhuruar edhe nga Jack Dorsey dhe Kryetari i bordit Omid Kordestani. Avokati i kompanisë ka premtuar që muajt në vijim do të shohin një sërë betejash ligjore dhe prononcimesh publike.

Bloomberg ka raportuar gjithashtu se kompanitë më të mëdha teknologjike po përgatitin një letër të hapur për Presidentin Trump ku do të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me urdhrin ekzekutiv.

Gjithashtu platforma e njohur e komunikimit Viber ka ofruar telefonata ndërkombëtare falas në vendet e prekura të Irakut, Sirisë, Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit dhe Jemenit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme