Twitter heq llogaritë e rreme dhe ato të deaktivizuara

Rrjeti social “Twitter” ka filluar të heqë nga platforma e tij miliona llogari të rreme dhe të dyshuara.


Disa nga përdoruesit më të njohur të rrjetit social “Twitter” përfshirë dhe presidentin amerikan Donald Trump u përballën me një ulje prej qindra mijë të numrit të ndjekësve të tyre.

“Veprimi lidhur me këtë çështje fillon sot”, shkroi drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Twitter-it, Jack Dorsey, i cili tha se ka humbur rreth 200 000 ndjekës.

Dje, Twitter bëri të ditur për fillimin e një aksioni për heqjen e llogarive të “mbyllura”, të cilat ishin deaktivizuar nga shkaku se Twitter i konsideroi të dyshuara ose të rreme.

Llogaria zyrtare e Twitter-it, @Twitter, është njëri nga humbësit më të mëdhenj nga kjo fushatë e pastrimit, pasi ka humbur rreth 10 milionë ndjekës, ose 12 për qind nga totali.

Trump humbi rreth 200 000 ndjekës. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, humbi afërsisht 2.6 milionë ndjekës, ndërsa llogaria zyrtare e këngëtares Katy Perry, tashmë është me 2.7 milionë ndjekës më pak.

Në një njoftim të bërë, drejtorja ekzekutive e kompanisë, Vijaya Gadde, theksoi se Twitter ka përllogaritur se përdoruesi mesatar do të humbiste katër ndjekës.

“E kuptojmë se situata e krijuar mund të jetë e vështirë për disa, megjithatë ne besojmë se saktësia dhe transparenca e bëjnë Twitter-in një shërbim më të besueshëm për biseda publike”, tha Gadde.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme