U bë shpërthimi i kontrolluar i mjetit në shtëpinë e Murat Mehës

Para pak çastesh u bë shpërthimi i kontrolluar i një mjeti në shtepinë e Murat Mehës në lagjen Dardania në Prishtinë, raporton KTV.

Për këtë mjet shpërthyes Policia u njoftua rreth orës 14:00, kur dolën njësitë përkatëse të saj.

Murat Meha, kryetar i Komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë ky sulm është bërë prej dorës së zgjatur që tentojnë të na rrezikiojnë jetën dhe familjen.

“Sulmi është bërë prej dorës së zgjatur të atyre që tentojnë të na rrezikojnë edhe jetën edhe familjen”, ka thënë Meha.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë