U la shtatzënë nga fqinji 55 vjeçar, shteti braktis 15 vjeçaren nga Pogradeci

Për gati një vit, 15-vjeçarja që është edhe fëmijë edhe nënë kërkonte ndihmë se ishte e kërcënuar, e vetme dhe e mposhtur nga varfëria.

Në moshën 14-vjeçare u përdhunua nga fqinji 55-vjeçar.

Ligor Bibe u dënua dhe do qëndrojë në burg më pak se pesë vite, por deri në vendimin e dhënë javën e kaluar, vajza e mitur ishte nën presion.

Asaj i kërkohej që të mohonte se ishte dhunuar. Deri në fund qëndroi falë kurajos së saj dhe pa ndihmë. Në derën e saj nuk trokiti kërkush për t’i dhënë ndihmë konkrete. Top Channel pyeti disa organizata të shoqërisë civile që marrin fonde dhe reklamojnë se mbrojnë dhe ndihmojnë gratë dhe fëmijët.

Në Pogradec, shoqata “Unë gruaja” tregon se ka çuar koordinatoren lokale për t’i thënë se sa herë të ketë nevojë do ta mbështesin emocionalisht, psikologjikisht dhe juridikisht.

Shërbimi social në Pogradec thotë se ka dërguar një psikologe. Vetë vajza dhe nëna e saj vijonin të jetonin nën presion dhe në varfëri ekstreme.

Në Tiranë ka shumë organizata të shoqërisë civile që punojnë duke thithur fondet e donatorëve. Ne pyetëm një prej tyre se çfarë kanë bërë për të ndihmuar të miturën nënë.

https://www.youtube.com/watch?v=rNO_XQSxom0

“Sapo mësuam për rastin, ne kërkuam nga Bashkia Pogradec dhe shërbimi i mbrojtjes së fëmijëve dhënien e ndihmës psikosociale për rastin në fjalë. Kjo ndihmë nuk është dhënë pasi as bashkia Tiranë nuk ka mundësi të tilla”, u shpreh Altin Hazizaj, CRCA.

Kjo organizate po lobon për të forcuar ndëshkimet për abuzuesit më fëmijët dhe ka kërkuar edhe ndryshim të kodit penal.

“Të rritet masa e dënimit dhe të eliminohet ulja me 1 të 3 e dënimit kur pranohet. Raste të tilla nuk duhet ta përfitojnë atë”, thotë Hazizaj.

Ndërsa qendra për nisma ligjore, një tjetër organizatë premtoi se së shpejti do ketë një reagim të fortë për ngjarjen në Velçan të Pogradecit.

Nismat e Tiranës nuk mbërrijnë në Velçanin e thellë dhe as në shtëpinë e 15-vjeçares. Ajo ka nevojë për ndihmë konkrete. Nuk mund të shkojë në shkollë. Nuk mund të punojë për të mbajtur veten, bukën e përditshme nuk e ka të sigurt dhe të vetmit që ka në krah janë familjarët e saj të varfër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme