U martua për shkak të pasurisë, Angela Martini tregon të vërtetën

Modelja e famshme me origjine shqiptare Angela Martini i ka dhenë fund beqarisë.

Ajo duket se tashmë po shijon momentet me bashkëshortin e saj edhe pse është larguar nga profesioni.

E pyetur nëse u martua me burrin e saj për shkak të lekëve, Anxhela është përgjigjur

“Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të suksesshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndërrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpirtërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndërrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte,”- i është pëergjigjur Angela pyetjes së gazetares se përse u martua me Dragos.

© Angela Martini [instagram]

Kush e tha frazën “le të martohemi”?

“As nuk e mbaj mend në fakt. Kujtoj vetëm që u zgjuam dhe i thashë Dragos `të dua`, ai m’u përgjigj `edhe unë të dua`. Dhe aty filluam duke thënë le të martohemi, si fillim me shaka. Pastaj u kthye në serioze çdo gjë. Shkuam në Vegas dhe i thashë shoqes sime që do martohemi. Ajo sigurisht që u çudit, por ne e kishim ndarë mendjen. Nuk njoftuam prindërit, miqtë, askënd. Nuk kisha as unazë, as fustan asgjë. Dhe të gjitha këto i gjetëm ditën tjetër në vetëm një ditë”.

Lini Një Koment