U shtir si Pirlo për dy vjet për të marrë veshje e aksesorë falas, italiani kapet nga policia

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, e ka paditur një person që duket si ai në pamje të jashtme, pasi që ai e kishte përdorur identitetin e Pirlos për të marrë veshje dhe aksesorë luksozë falas për dy vjet.

Ish-argjendari Alessandro Palazzolo nga Valenza është akuzuar për mashtrim, pasi që u kap nga policia e Torinos në Itali, transmeton Gazeta Express.

Hetimet për 48-vjeçarin Palazzolo filluan kur ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Pirlo, e hapi një proces ligjor, pasi që atij po i kërkonin tregtarë të ndryshëm t’ua shpaguante borxhet të cilat s’i kishte marrë asnjëherë.

Sipas Gazzetto della Sport, hetuesit policorë zbuluan se Palazzolo i kishte mashtuar tregtarët në Torino, Brescia dhe Napoli, duke u kërkuar atyre zbritje dhe favore. Ai madje kishte marrë shumë gjëra falas. Të gjitha këto i kishte bërë duke iu prezantuar atyre si Pirlo.

Palazzolo asnjëherë nuk kthehej në asnjë dyqan për të paguar për rrobat dhe aksesorët e shtrenjtë.

48-vjeçari kishte tentuar gjithashtu të merrte shërbime më të mirë mjekësore, duke e kontaktuar mjekun personal të ish-futbollistit.

Për Andrea Pirlon e vërtetë, i cili vazhdimisht kontaktohej nga tregtarë të zemëruar, kjo përvojë nuk ishte aspak e këndshme.

Policia në Torino në fund e zbuloi identitetin e vërtetë të hajdutit dhe bashkëpunëtorit të tij përmes thirrjeve telefonike.

Lini Një Koment