Uashingtoni paralajmëron Facebook për keqpërdorimin e kriptomonedhave

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin paralajmëroi sot kundër një keqpërdorimi të kriptomonedhave, si “Libra” që “Facebook” synon të fusë në rrjet.

“Thesari është shumë i shqetësuar në lidhje me Libra, që mund të keqpërdoret për të pastruar para”, thekson Mnuchin.

Ai shtoi gjithashtu se “Facebook ka shumë punë për të bërë që të bindë administratën Trump për të futur në rrjet këtë monedhë”.

“Monedhës do i duhet të respektojë një nivel shumë të lartë rregulloresh”, insistoi ai/AFP

Lini Një Koment