UEFA nominon tre lojtarët për më të mirin e Evropës

UEFA ka publikuar nominuesit që janë në garë për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për vitin 2015/16.

Kjo listë është përzgjedhur nga 55 anëtarët e UEFA-s, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e pesë futbollistëve më të mirë, prej të cilëve janë mësuar tre lojtarët që kanë marr më së shumti vota.

Gareth Bale, Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo janë futbollistët që kanë marr më së shumti vota, duke lënë prapa dy yjet e Barcelonës, Luis Suarez e Leo Messi, të cilët kanë marr nga 29, respektivisht 25 pikë.

Fituesi do të mësohet në hedhjen e shortit të Ligës së Kampionëve që do të hidhet në Monako më 25 gusht.

Fituesit e fundit që e kanë marr këtë çmim janë: Lionel Messi (2011, 2015), Andres Iniesta (2012), Franck Ribery (2013) dhe Ronaldo (2014).

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë