Ukrainasi 84-vjeçar dënohet me 12 vjet burgim për tradhti ndaj vendit

Një gjykatë në Ukrainë, ka dënuar një 84-vjeçar me 12 vjet burgim, për shkak se ai kishte mbledhur informacione të klasifikuara që dyshohet se planifikonte t’ia dorëzonte Rusisë.

Mekhti Logunov është dënuar për tradhti nga një gjykatë në qytetin Kharikiv, ka njoftuar avokati i tij, Maksym Shapovalov.

Ai tha se Logunov është gjetur fajtor për mbledhjen e informacioneve të klasifikuara, që kishin të bënin me industrinë mbrojtëse të Ukrainës, me qëllim që këto informacione t’ia dorëzonte inteligjencës ruse.

Zyra e Prokurorit në Kharkiv ka thënë se i akuzuari është gjetur fajtor nën akuzën për tradhti të lartë dhe është dënuar me 12 vjet burgim.

“Duke vepruar në dëm të aftësive mbrojtëse të Ukrainës dhe sigurisë shtetërore, i dënuari ka mbëedhur informacione rreth urdhërave të mbrojtjes së vendit në qendrën e hulumtimeve në Kharikiv”, thuhet në njoftimin e kësaj zyreje.

Ekipi mbrojtës i Logunov ka njoftuar se do ta apelojë këtë vendim të gjykatës.

Marrëdhëniet Ukrainë-Rusi janë të tensionuara që prej se Moska e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014, përcjell REL.

Rusia po ashtu mbështetë separatistët në lindje të Ukrainës, në luftën e cila ka lënë të vrarë mbi 10,300 persona që prej prillit të vitit 2014.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme