Ukrainë, ndërroi emrin për një “iPhone 7”

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Një ukrainas ka ndryshuar zyrtarisht emrin e tij, pasi një dyqan pajisjesh elektronike ofroi produktin më të fundit të kompanisë “Apple”, për 5 të parët që do ta bënin diçka të tillë.

Emri i tij origjinal ishte Olexander Turin, ndërsa nga tani e tutje ai do të njihet si iPhone Sim (7), gjë për të cilën ai mundi të siguronte këtë të premte çmimin e lakmuar.

Megjithatë, ukrainasi 20-vjeçar duket se nuk do të heqë dorë nga emri i tij origjinal, për të cilin tha se mund ta rikthejë vetëm kur të bëhet me fëmijë.

Çmimi i një telefoni “iPhone 7” në Ukrainë është së paku 850 dollarë amerikanë, ndërkohë që ndryshimi i emrit kushtonte vetëm 2 dollarë, nëse do të konvertohej vlera reale e monedhës ukrainase.

Familja dhe shoqëria e iPhone Sim janë shokuar fillimsht nga ky zhvillim i papritur, por më pas e kanë mbështetur idenë e tij. Motra e tij, Tetyana Panina tha se “ishte tepër e vështirë ta pranoje atë, madje e vështirë ta besosh që është e vërtetë”. Më tej ajo shtoi se “të gjithë njerëzit në botë janë duke shfrytëzuar mundësi nga të më ndryshmet për të shfaqur vetveten. E pse të mos e bëjnë këtë gjë sipas këtij modeli?”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme