UNITETI dhe RDK, (Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”) do të garojnë në katër komuna

Partitë UNITETI dhe RDK, në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, në zgjedhjet lokale të 15 tetorit do të garojë në katër komuna. Në Dibër, kryetari i degës, Shkëlqim Xhafa do të garojë për kreun e komunës, ndërsa bartëse e listës për këshilltarë është përzgjedhur Munire Dumani.

Në Çair, koalicini do të garojë vetëm me listë për këshilltarë dhe të njëjtës do t’i prijë afaristi Orhan Loku. Po ashtu, edhe në Kumanovë, kryetarja e degës së Unitetit, Xhavide Zymberi-Ebibi është përcaktuar si bartëse e listës së këshilltarëve.

Në Gostivar, siç është bërë e ditur tanimë, ky koalicion do të garojë me Shpat Iseinin për kryetar komune, ndërsa Luljeta Aziri do të udhëheqë listën për këshilltarë komunal.

Shërbimi për informim njofton se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komune si dhe veçanërisht gjatë përpilimit të listave me kandidatë për këshilltarë, degët partiake kanë qenë të hapura për njerës jopartiak, aktivistë të shoqërisë civile, intelektualë, studentë.. ndërsa rëndësi të veçantë i është dhënë përfaqësimit të gjinisë femërore. /SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme