Ura e rrezikshme në Vushtrri që lidhë 13 fshtra: E reja nuk është gati tash e dy vjet, shkak një banor

Në Pestovë të Vushtrrisë gjendet një urë e cila është shumë e rrezikshme për të kaluar mbi të. Drunjtë janë të kalbur, ndërsa aty pranë është nisur një urë e re që dy vite, e cila nuk po funksionalizohet për shkak të problemeve me prona.


Kalimi në urën e re do të ishte zgjidhje për të gjithë mirëpo, problem është bërë një banor i cili për tokën e të cilit kalon ura, ka kërkuar kompensim.

Nëpër këtë urë të rrezikshme me drunjë të kalbur, për të gjjithë që parakalojnë mbi të, lidhen 13 fshatra të Vushtrrisë.

Për shkak të gjendjes së rëndë të urës së Pestovës, Kuvendi i Vushtrrisë kishte diskutuar disa herë, ndërsa shqetësimin e vet e ka ngritur edhe asamblistja e Kuvendit të Vushtrrisë, Fjolla Ujkani, sipas së cilës problemi i urës ishte adresuar edhe në Komitetit për Politikë e Financa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme