“Urime Kosovë, që u bërë faktor stabiliteti në Lindjen e Mesme”, ironizon Kim Mehmeti: Me këta burrështetas që kemi dhe ShBA s’e ka të lehtë të na ndihmojë

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, përmes një statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, është shprehur në lidhje mbi marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të arritur ditën e djeshme në Washington. Mejmeti shprehet se me burrështetasit që kanë shqiptarët edhe SHBA-ja nuk e ka të lehtë t’I ndihmojë ata.

Gjithashtu shkrimtari thekson se është fat për Kosovën që u penguin lobistët shqiptarë që kërkonin korigjimin e kufijve të saj. Në fund ai e mbyll me nota ironie duke thënë: “Urime Kosovë, që u bëre faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme!”

“Me burrështetasit që kanë shqiptarët, edhe SHBA-ja nuk e ka të lehtë t’i ndihmojë ata. Për shembull, me qeverinë ‘Koti’ dhe me Presidentin që ka, Kosova edhe nuk mund të arrinte asgjë më shumë nga ajo që arriti në Uashington. Siç nuk mund ta shmangte as pezullimin e kërkesave për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare si dhe, anëtarësimin e saj në ‘Mini Shengenin Ballkanik’, që është një ‘federatë’ e re ballkanike, me kryeqendër Beogradin.

Dhe mirë që e kemi mbështetjen e SHBA-ve, por le të mos jemi shumë euforik: popujt e vegjël janë ‘top’ me të cilin lozin më shumë ‘lojtarë’ të mëdhenjë të kësaj bote. Ndërkohë duhet thënë: o burra, fat për Kosovën që u penguan lobistët shqiptarë për ‘korigjimin’ e kufijve të saj! Dhe urime Kosovë, që u bëre faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme!”- shkruan Kim Mehmeti në facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme