Ushtaraku bullgar tregon si Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare

Stancho Stanchev, një historian ushtarak dhe lektor në Akademinë Ushtarake në Sofje ka deklaruar se Bullgaria nuk ka pasur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë.

Por ai i tha agjencisë Fokus se kjo ide ishte hedhur 15 – 20 vjet më parë nga Ljubco Georgievski, ish –kryeministër i Maqedonisë, transmeton INA.

“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubco Georgievski, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë”, ka thënë ai.
Eksperti ushtarak thotë se duke parë zhvillimet në Maqedoni ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar pa qenë nevoja e ndarjes, pasi çështja e shqiptarëve ka qenë progresive dhe me vit pas viti ata i janë afruar më shumë kufirit perëndimor bullgar.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë