Vashat e Prishtinës fitojnë Kupën e Kosovës në basketboll

Klubi i basketbollit të femrave Prishtina sot ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale klubin e Penzës.

Në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Therandë, Prishtina fitoi me rezultat të ngushtë 79:77, raporton Koha.net.

MVP e këtij takimi u shpall ylli i Prishtinës, Irma Konjusha.