Vazhdimësia e koalicionit me LSI? Rama: Ka ankesa dhe kritika

E ardhmja e koalicionit PS-LSI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është momentalisht tema me e diskutuar e politikës shqiptare.

Duke iu referuar pikërishtkoalicionit, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për RTSH ka deklaruar se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar në funksionimin e përditshëm tëkoalicionit.

Kreu i qeverisë theksoi se do te ulet për të biseduar me kreun e LSI­së, Ilir Meta për të përcaktuar nëse të dy partitë do të jenë në një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 2017.

“Ka shumë kritika, rezerva, ankesa, në rutinën e përditshme për funksionimin ekoalicionit, etj­etj. Por nëse do të merrnim pak distancë dhe do të shikonim të gjithë panoramën e këtyre tre viteve të para të bashkëpunimit tonë, do të shikonim që ky koalicion dhe kjo shumicë qeverisëse ka bërë reforma që nuk janë bërë për 20 e kusur vite dhe ka siguruar ecjen hap pas hapi në këtë rrugë reformash me probleme minimale, në kuptimin e kompaktësisë. Dhe kjo është një gjë shumë e madhe”.

“Përsa i përket mandatit të ardhshëm, unë e kam thënë e do e përsëris që është koha dhe shumë shpejt ne do të ulemi për të diskutuar në mënyrë të hapur, gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhur me bilancin e deritanishëm, lidhur me sfidat e kësaj faze të fundit të mandatit dhe lidhur me zgjedhjet e ardhshme për të patur qartësi të plotë, jo vetëm mes nesh, por dhe me publikun mbi ecurinë e mëtejshme, për të mos konsumuar energjitë e njerëzve me gjëegjëza që mund t’iu vlejnë vetëm atyre që jetojnë përditë me krijimtarinë e botës së informacionit, por nuk u vlejnë të tjerëve.”/Albeu.com/