Vazhdon gjendja e rëndë në Hasanbeg – dyshohet për 50 viktima

Lagjja Hasanbeg e Shkupit, pësoi më së shumti nga përmbytjet e një jave më parë.

Numri i saktë i viktimave, ende nuk dihet, derisa po vazhdojnë kërkimet për një foshnjë 16 muajshe, raporton KTV.

Kryetari i Bashkësisë Urbane në këtë lagje, Nijazi Hamidi, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet, pasi ende ka banorë që konsiderohen të zhdukur. Sipas tij, kjo shifër mund të shkojë deri në 50.

Ndërkaq, shtëpitë në Hasanbeg, janë kthyer në gërmadha. Uji i madh ka shkatërruar çdo gjë. Banorët e kësaj lagjeje, kanë rrëfyer tmerrin që përjetuan një javë më parë.

Uji kishte hyrë deri në katin dytë, në shtëpinë e familjes Gashi, që me prejardhje është nga Kieva e Malishevës.

Edhe në këtë rast të tragjedisë, sipas banorëve, shteti maqedonas nuk u ka ofruar ndihmë familjeve shqiptare, ashtu si atyre maqedonase.

Situatë e njëjtë është edhe në fshatin Kamenik, ku vullnetarë të shumtë po ndihmojnë banorët t’i pastrojnë shtëpitë dhe oborret e tyre.

Mevludin Iseni ka treguar se si e humbi jetën i ati i tij nga kjo tragjedi. Banorë të tjerë të këtij fshati, thonë se nuk mbajnë mend të kenë përjetuar diçka të tillë më parë.

Përmbytjet që rezultuan me fatalitet, ndodhën si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme