Vazhdon gjyqi për Grupin e Kumanovës

Pas një ndërprerje prej një muaji, sot në sallën e madhe të Gjykatës së lartë ka vazhduar procesi gjyqësorë ndaj Grupit të Kumanovës.

Edhe seanca e sotme është e mbyllur për publikun, për shkak se ende vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtur të propozuar nga pala akuzuese.

Në këtë muaj janë caktuar të mbahen pesë seanca gjyqësore për luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Gjithsej janë 29 të akuzuar. Në këtë ditë, në luftime u vranë tetë policë dhe dhjetë pjesëtëarë të Grupit të Kumanovës, 37 të tjerë u lënduan.