Vazhdon ‘patriotizmi’ i Metës: Sa të jem president nuk shkilet integriteti territorial i Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përsëritur qëndrimin e tij se integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm për shtetin shqiptar, sa ai të vazhdojë të jetë president i vendit.

Të enjten në mesditë Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakaj për ministër të Jashtëm të Shqipërisë, për shkak të qëndrimit të tij pro korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Këtë vendim, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cilësoi të turpshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, ka shkruar Meta në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme