Vazhdon përplasja midis Bajram Gecajt dhe Albulena Haxhiut

25 Gusht 2016 – Sakte.net 11:42

Vazhdon përplasja midis Deputetes të Lëvizjes Vetëvendsoje, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministrit të Ministrisë së Administratës Publike, Bajram Gecaj, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Albulena Haxhiu ka ironuar me ministrin nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke shprehur “Në këto ditë jofestive, tipat sikur Bajram Gecaj zëvëndësojnë Stupcat dhe programet humoristike.”

Por e ashpër ka qenë edhe përgjigjia e Gecaj i cili konsideron që Haxhiu nuk krahasohet me personazhe zbavitëse por mund t’u përshtatet vetëm horrorëve.

“Stupcat” jane zbavitës dhe shumë simpatikë, derisa anarkistja Haxhiu mund t’u përshtatet vetëm horrorrëve….”.shkruan Bajram Gecaj.