Vdekja e 31 vjeçares nga Deçani në Maqedoni, flasin familjarët

Qindra njerëz janë mbledhur sot në varrezat e fshatit Dashinoc të komunës së Deçanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 31-vjeçares Mirjeta Mustafaj e cila ndërroi jetë të shtunën pasdite në Kanionin e Matkes, ku shumë kosovarë kalojnë fundjavën. E ndjera ishte në muajin e dytë të shtatzënisë si dhe ka lënë pas një fëmijë. Nga familja thonë se Mirjeta vdiq nga sulmi në zemër.

Kishte zgjedhur ditën e shtunë të javës qe lamë pas për t’i kaluar disa orë në bukuritë e Kanionit të Matkas në Maqedoni. 31-vjecarja, Mirjeta Mustafaj, për atje, kishte marrë rrugë nga Deçani. Por ajo nuk arriti që te kthehej e gjallë në shtëpi. Ndërroi jetë derisa kishte qenë duke pirë kafe me disa familjarë në Matka.

Familjarët kanë deklaruar se e ndjera kishte qenë në muajin e dytë të shtatzënisë dhe se ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër.

“Mirjeta ka qenë t’u pi kafe me motra të veta. Ne si familje rreth orës 18:20 e kemi marrë lajmin për vdekjen e saj”, thonë nga familja e së ndjerës për Express.

Tutje ata sqarojnë rreth rrethanave të vdekjes të Mirjetës.

“Ka pas sulm në zemër. Nuk janë të vërteta lajmet tjera. Ajo vetëm i ka fut këmbët në ujë për t’u freskuar edhe ato e ka kap sulmi. Ka qenë shtatzënë në muajin e dytë”, rrëfejnë tutje nga familja e së ndjerës.

Mirjeta Mustafaj u varros sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Dushavec të komunës së Deçanit.

Ndërkohë, në policinë maqedonase kanë bërë të ditur se 31 vjeçarja nga Kosova dje është mbytur në lumin Treska në Saraj. Siç theksojnë nga MPB, e ndjera kishte qenë mysafir tek motra në Saraj.

Të dy motrat kanë qenë duke shëtitur përgjatë lumit Treska, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur M.C. ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, raporton gazeta Express. Sipas autoriteteve maqedonase një qytetarë në Matka të shtunën rreth orës 16:55 ka lajmëruar përmes telefonit në Njësinë për informacion dhe komandë në Shkup, se në ujërat e Treskës në Saraj, në afërsi të një objektit hotelerik, është vërejtur një person grua, e cila po kërkonte ndihmë.

“Nga ana e qytetarëve gruaja është nxjerrë në breg dhe sipas njoftimeve të qytetarëve, ende ka pasur shenja jete. Por, kur ka arritur Ndihma e Shpejtë, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, kumton MPB.

Prokurori Publik dhe një ekip nga SPB Shkup kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupit të pajetë i është autopsia në Institutin për mjekësi ligjore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme