Vdekja e vajzës nga Gostivari, Taravari: Mos luani me ndjenjat e familjes

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari bën apel që rasti i vdekjes së 17 vjeçares nga fshati Zdunjë të mos keqpërdoret politikisht dhe të pritet për rezultatet përfundimtare të hetimit. Taravari sqaron se ngjarja nuk ka ndodhur siç është raportuar në opinion.

Çdo gazetar, qytetar, politikan, analist politik apo kriminel që e quan veten ndryshe është i lirë të shkojë dhe të informohet në Polici apo të informohet nga organet e tjera hetimore. Unë nuk jap asnjë detaj që e gërmon plagën e shkaktuar nga kjo humbje e rëndë në familjen Mexhiti. Kjo familje, ashtu si edhe ne, e kemi të qartë se si ka ndodhur ky rast i cili është vetëm një fatkeqësi, fatkeqësi që nuk është shkaktuar nga asnjë pakujdesi por vetëm nga fati që luan lojra të tilla tragjike. Do ju lutesha të tregoni respekt për këto orë të vështira për familjen Mexhiti dhe sidomos këtë kërkesë e drejtoj tek ata individë që  janë të verbëruar dhe janë të gatshëm të shkelin mbi varre për të ardhur në pushtet”- theksoi Arben Taravari, kryetar i komunës Gostivar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme