Vdekje të dyshimta në Gjilan e Mitrovicë

Raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në Gjilan e Mitrovicë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, në rastin e Gjilanit, nga spitali rajonal ishte raportuar më 26 maj se një burrë për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Më datë 27.05.2020 rreth orës 08:00 nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa për rastin në Mitrovicë, policia ka njoftuar se një burrë ishte raportuar si i zhdukur më 26 maj, ndërsa më datë 28 ishte gjetur i vdekur në afërsi të liqenit.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme