Vdes babai dhe vajza e mitur: Shkaktari i aksidentit, ish-kryetari i komunës

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur. Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Ndërkohë raportohet se drejtuesit e mjetit, përkatësisht Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi janë shoqëruar në polici. Sipas të dhënave të para, dyshohet se Petrit Kupe ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë me dy viktima.

Fax News shkruan se Kupe është ish-kryetar i Komunës Libonik. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e lartë e mjetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme