Vdes edhe një 19 vjeçare: Viktima e 16 e aksidentit Shkup-Tetovë

Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçare e cila mori lëndime të rënda nga aksidenti tragjik në autradën Shkup-Tetovë, i cili ndodhi muajin që lam pas.


Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.

Tragjedia e 13 shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” doli nga autostrada dhe u përmbysë në një fushë të fshatit, shkruan Alsat M.

Për këtë tragjedi të rëndë hetimet kanë konstatuar lëshime në sistemin e frenimit të autobusit ndërsa në paraburgim ndodhen pronari i kompanisë, shoferi si dhe drejtuesi i kontrollit teknik. Hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme