Vdes në moshën 94-vjeçare Bushi i vjetër

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare sh-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër.

Bushi ka vdekur mbrëmë në orën 22:10, ka njoftuar një familjar i tij, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Bushi ishte presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Reagan.

Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.

Për vdekjen e tij ka folur edhe djali i Bush, ish presidenti amerikan George W.Bush, apo Bushi i ri.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të ju njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babi ynë ka vdekur. Ai ishte njeri me karakter të lartë dhe babai ma i mirë që një vajzë apo djalë mund të kërkojë”, ka shkruar ai.

Bushi hyri në politikë në vitin 1964, pasi filloi një biznes të naftës në Texan dhe u bë një milioner në moshën 40 vjeçare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme