Vdes në QKUK një i ri që u aksidentua ditë më parë në Hallaq të Lipjanit

Më 16 janar të vitit 2020 ka ndodhur një aksident në fshatin Hallaq të Lipjanit, ndërkaq, i aksidentuari ka vdekur mbrëmë në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se lidhur me rastin që ka ndodhur më 16 janar, më 22.01.2020 rreth orës 13:30 viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë në tretman mjekësor në QKUK ka vdekur. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Koha.net.

Ngushëllime familjarëve u ka përcjellë edhe kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti.

“Lajmi për humbjen e të riut Sh.Z. nga fshati Hallaq i Madh, na trishtoj të gjithëve, bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen së bashku me familjen Zeqiri. Në emër të institucioneve të Komunës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeqiri për këtë humbje që na pikëlloj të gjithë qytetarët e komunës tonë”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Lini Një Koment