Vdes nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj

Në orët e mëngjesit të sotshëm ka ndërruar jetë veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari si dhe nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj.


Lajmin e bëri të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci iu ka shpreh ngushëllime familjes Syla, si dhe ka shkruar se Drenasi dhe kombi ka mbetur me një atdhetar më pak.

“Sot, në mëngjes u nda nga ne fizikisht, veprimtari, atdhetari, bashkëluftëtari dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare, Gani Sylaj.

Nga sot, Drenasi dhe kombi ynë, në mesin e vet, ka një atdhetar më pak, i cili me devotshmërinë e tij të pashoqe, nga vitet 70, të shekullit të kaluar, me veprimtarinë ilegale atdhetare, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Nga sot, radhët e armatës së shtet ndërtuesve, i mungon një nga emrat më të shkëlqyer, i cili me urtësi, vizion dhe mirësi, fuqishëm i kontribuoi ndërtimit të vendit, debatit demokratik në komunën tonë dhe përhapjen e kulturës demokratike, për debat, për avancim të kulturës tonë politike.

Shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Syla, bashkëveprimtarëve të tij, bashkëluftëtarët dhe bashkëmendimtarëve anë e kënd atdheut tonë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme