Vdiq burrnesha e fundit e Malit të Zi

Në Risan, Mal i Zi në moshën 80 vjeçare, Stana Ceroviq e cila konsiderohet burrnesha e fundit malazeze, transmeton Koha.net.

Stana vdiq në shtëpinë e pleqve në Risan ku ishte vendosur para dy muajsh pasi jetonte pothuaj e vetmuar.

Për Stana Ceroviqin është xhiruar një film dokumentar, ka pasur dy motra e dy vëllezër. Vëllezërit i vdiqën herët e Stana i premtoi babait se nuk do të martohej kurrë dhe se do ta ruante mbiemrin tij, raporton vijestionline.

Pas vdekjes së babait, Stana i mori në duar punët e shtëpisë dhe u soll si burrë. U vesh në rroba meshkujsh, bënte të gjitha punët e burrave, madje edhe kosiste.

Jetoi në fshatin Tushinja te Shavniku. Fliste se askujt s’i frikësohet e pranë vetes gjithmonë e magnet pushkën deh ishte e gatshëm ta përdore në rast rreziku.

“Shndërrimi” i femrës në mashkull, me rroba me zakone mashkullore, është ende i pranishëm në pestët veriore të Shqipërisë. Dikur, deri vonë pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur edhe në Kosovë./koha.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme