Vendos Qeveria: Seanca të enjten në ora 10:00 ?

I pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të mbahet të enjten në orën 10.Ai ka kërkuar votimin e kësaj marrëveshje duke thënë se janë bërë ndryshime e duhura që do përmirësojnë gabimet e bëra në këtë përcaktim kufitar.Qeveria miratoi paraprakisht ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Për votuan ministrat shqiptarë të kabinetit Haradinaj ndërsa ministrat e komunitetit serb abstenuan./GazetaBlic/