Vërshimet/ Haraçinasit i refuzojnë ndihmat nga BDI

Banori i fshatit Haraçinë, Burim Sinani reagoi ashpër ndaj paralajmërimeve të Komunës së Haraçinës se do të dërgojnë një Komision për vlerësimin e dëmeve, transmeton TetovaSot.

Burim Sinani thotë se Rruga 7 e Haraçinës nuk i pranon Komisionet e atyre që e lanë vendin pa ujë dhe pa kanalizim e ujësjellës.

“Komisioni i tyreve që e lanë fshatin pa infrastrukturë? Jo, jo si pranojmë komisionet e Përzhinos. Nuk ka më hajni. Transparent komision i pavarur dhe në secilën rrugë të dëmtuar të trokas në derë, me letërnjoftim vet Komisioni të shikon dhe dëmtuesi aty të pranon dëmet. Rruga 7 e Haraçinës nuk i pranon Komisionet e atyre që e lanë vendin pa ujë dhe pa kanalizim e ujësjellës. Klubin e Ali Ahmetit se pranojmë”, shkroi Burim Sinani.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë