Vërshimet në Nigeri shkaktojnë më shumë se 100 viktima

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga vërshimet që kanë kapluar Nigerinë, pasi dy lumenj të mëdhenj dolën nga shtrati.

Autoritetet kanë bërë të ditur se të reshurat e mëdha kanë shkaktuar vërshimet, duke dërguar në një situatë të vërshime që prej 2 javësh në vend, ku zonat rurale janë më të prekura.

Mijëra njerëz janë larguar nga vendbanimet e tyre, dhe shkatërrimet janë në numër të madh, raporton BBC.

Lini Një Koment