Veseli e takon Albraightin, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ish sekretaren e shtetit amerikan, Madeline Albraight.

Veseli e ka konsideruar Madeline Albraightin si heroin të kohës sonë, duke e falënderuar për ndihmën në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Veseli e ka ftuar Madeline Albraightin ta vizitojë Kosovës dhe të ketë adresim në Kuvend.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme.

Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat. K.V.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë