Veseli i pret në Aeroport futbollistët, thotë se Kosova është Brazili i Evropës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë në Aeroportin “Adem Jashari” për t’i pritur futbollistët e Kosovës dhe krerët e FFK-së, pas barazimit historik të Kosovës kundër Finlandës.

“Emocion i papërshkrueshëm t’i presësh heronjtë e rinj të Kosovës, sportistët tanë që përfaqësojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Loja e parë e tyre është dëshmi e fortë se Kosova është një Brazil i vogël që prodhon talentë për disa kombëtare”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Faceboo.

Ai thotë se i ka siguruar lojtarët dhe kreun e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrin se shteti i Kosovës do t’i shpërblej të gjitha sukseset e tyre! /Lajmi.net/

kadrif1kadrif2kadrif3