Veseli: Për Specialen vepruam në bazë të rregullores, kaq mund të them (Video)

  • Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se procedimi në Qeveri i iniciativës së veteranëve dhe i nënshkruar nga 23 deputetë të Kuvendit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, është në pajtim me procedurat.

    Ai ka thënë se “kemi vepruar në bazë të rregullores së Kuvendit”, raporton Periskopi.

    “Kemi vepruar në bazë të rregullores së Kuvendit. Iniciativa e 23 deputetëve për shfuqizim i është dërguar për mendim Qeverisë. Kjo është ajo që mund të them”, tha Veseli.

    Kryetari i Kuvendit uroi po ashtu për sesionin e ri pranveror të Kuvendit.

    Ai tha se më 25 janar do të mbahet vazhdimi i seancës, ndër tha se po atë ditë mund të ketë seancë të re. /Periskopi/