Veseli: Politika i ka shumë borxh rinisë më të izoluar në Evropë

Në Qeverinë e Kosovës është promovuar programi nacional për rini.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se politika i ka shumë borxh rinisë.

“Rinia jonë është rina më e izoluar më Evropë. Rinisë së Kosovës, ne politikanët i kemi borxh”, tha Veseli.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke folur për sfidat e rinisë kosovare tha se këtë vit është rritur buxheti për 12 përqind për arsim.

“Kur i kam pyetur njerëzit jashtë Kosovës se qysh kanë arrit kaq shumë, thoshin ‘e kom fitu një bursë për master, ose naj farë në shkolle’ edhe kjo i ka dhanë shtysë me vazhdu. Qeveria që udhëheq ka marrë përgjegjësi të madhe për pasurinë që e kemi, për rininë. E kemi rrit për 12% buxhetin për arsimin. Lansimi i këtij programi nacional po e jep një kornizë se si do ta zhvillohen disa gara. Nuk jemi më pak të zot se rinia e vendeve tjera ose më të padobishëm se rinite e tjera”, tha Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme