Veseli: Shqiptarët, të bekuar që i dhamë njerëzimit Nënën Terezë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar në 106 vjetorin e lindjes, nobelisten shqiptare, Nëna Terezë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se shqiptarët janë të bekuar që i dhanë njerëzimit një person human si humanistja Gonxhe Bojaxhiu.

“Sot është Ditëlindja e 106-të e nobelistes sonë, Nënës Terezë. Ne shqiptarët jemi të bekuar prej Zotit, që i dhamë njerëzimit nje humaniste të madhe. Më 5 shtator të këtij viti bëhet shenjtërimi i saj. Kjo ditë na fton të gjithëve për ta nderuar dhe kujtuar rolin dhe punën e saj në bamirësi, në zbutjen e varfërisë dhe vuajtjeve njerëzore”, ka shkruar Veseli në Facebook.