Veseli thotë se do të hapen dokumentet që SHIK i mori me thasë nga Serbia

Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, tani kandidat i kësaj partie për kryeministër të Kosovës, ishte i ftuar në emisionin televiziv, n’Konak ku foli për SHIK-un.

SHIK-u ishte një prej temave që u bisedua në këtë intervsitë.

Këtu Veseli tregoi edhe për një deklaratë të moçme se SHIK ka dokumente me thasë nga Serbia.

Veseli thotë që ato, i kanë njerëzit e mirë të Kosovës dhe se mund të vije koha kur ato do të hapen,raporton gazetablic

“Do të hapen por nuk do të shantazhohet askush. Serbisë jemi në gjendje një nga një t’ia qesim krimet e veta. Jo me thasë por tash po them me kamion. Të gjitha krimet që janë në Kosovë janë me dokumentacion që i ka dit ushtria serbe, i ka marrë, i ka varrosë dhe i ka rivarrosë. I kemi”, tha ndër të tjera Veseli.

Lini Një Koment